Pajtuesi i gjaqeve: Ardiani kërkoi pajtim, por u refuzua nga pala tjetër

Pajtuesi i gjaqeve: Ardiani kërkoi pajtim, por…

I vetëdijshëm që hasmëria mes tij dhe fisit Lekstakaj nuk do të mbyllej me trëndafila por me armë, Ardian Nikulaj kishte vendosu të bëntë një hap drejt pajtimit. Ai kishte çuar lajm me ndërmjetësuesin e gjaqeve të Lezhës, Pjetër Gjoka, për të kërkuar falje.

Mirëpo ky propozim është refuzuar nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj. Pas këtij refuzimi, mendohet se Nikulaj përforcoi mbrojtjen duke e ditur se hasmi nuk do të rrinte duarkryq.

Ne e njihnim këtë rast, janë një seri vrasjesh, jo të deklaruara tamam, në 1997-ën e më pas. Nuk ka se si të bëhet pajtim pasi munguar pala e dëmtuar, pala e Lestakajve. Pa qenë dy palët nuk mund të bëhet asnjë tentativë. Nikulajt e pranonin pajtimin, unë e kam diskutuar me të ndjerin. Por kur mungon njëra palë nuk mund të bëhet pajtimi. Zgjidhjen e shoh të vështirë megjithatë le të shpresojmë”, tha ai.

Edhe pajtuesi i gjaqeve të Lezhës ka bindje se hakmarrja është përgatitur në Angli. Fisi Lestakaj kishin lënë vilat në Shqipëri bosh dhe nga gjakmarrja ishin larguar të gjithë në Angli.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit