Pak ditë më parë e rrahën, plagoset me armë biznesmeni Sino Llanaj

Pak ditë më parë e rrahën, plagoset…

Biznesmeni Sino Llanaj raportohet se është personi që ka mbetur i plagosur te “Rruga e Kavajës”, si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur pak më parë.

Siç shihet nga pamjet, të shtënat kanë ndodhur në hyrje të një pallati në ndërtim e sipër. Paraprakisht mësohet se ka qenë një konflikt mes dy pronarëve të pallatit në ndërtim, i cili më pas ka degraduar në nxjerrjen e armëve të zjarrit.

Deri tani bëhet me dije se i plagosur në këmbë ka mbetur biznesmeni ndërtues Sino Llanaj. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar Policinë sapo sherri ka nisur.

Ndërkohë, Policia ka identifikuar dhe autorin, shtetasin Albert Allmuça. Ndërkohë, në spital i plagosur ka mbërritur dhe shtetasi Klodjan Gomina, roje i pallatit.

Kujtojmë se, biznesmeni Sino Llanaj u përfshi në një sherr 4 ditë më parë në Astir./newsbomb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit