Pak ditë pas abortit, 23 vjeçarja maskohet si infermiere dhe tenton të rrëmbejë një foshnjë në maternitet

Pak ditë pas abortit, 23 vjeçarja maskohet…

Pak ditë pasi abortoi, një 23-vjeçare nga Brazili u vesh si infermiere dhe tentoi të rrëmbente një foshnje në maternitet. Mirëpo, u zbulua dhe u kap shumë shpejt nga policia

Talita Meireles tha para policisë se nuk mund t’i tregonte familjes së saj se çfarë i kishte ndodhur. E reja pohoi se u detyrua të kryente abort më 27 qershor.
“Kam humbur fëmijën tim. Unë nuk doja t’i tregoja familjes time. Nuk doja t’i tregoja askujt. Unë me të vërtetë nuk e di se çfarë më ka ndodhur. Isha e dëshpëruar”, tha ajo para policëve.

Ajo u tha oficerëve se hyri në kur stafi po ndërronte turnet dhe më pas vuri re uniformën e një infermiereje dhe e veshi në mënyrë që të shihte foshnjat.Ajo gjeti një fëmijë me nënën e saj dhe i tha se duhej ta merrte për analiza.

Sidoqoftë, ajo u kap në minutën e fundit dhe stafi e mori foshnjën nga Talita dhe ia ktheu nënës para se të telefononte policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit