Pak javë më parë i vëllai iu mbyt në lumë, ky është 28-vjeçari që u shkrumbua brenda makinës në Dimal

Pak javë më parë i vëllai iu…

Kliton Merkaj është i riu që humbi jetën tragjikisht në aksin rrugor Ura e Kuçit-Berat. Mësohet se ai kishte duke u kthyer nga Fieri në orët e para të mëngjesit të së martës. Në vendin e quajtur ‘rrethrrotullimi i Poshnjes’, 28-vjeçari nuk ka mundur dot të kontrollojë makinën, duke dal nga rruga. Shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte Kliton Merkaj.

Banorët e zonës kanë rrëfyer se gjatë aksidentit është dëgjuar një zhurmë mjaft e madhje përplasje. Disa prej tyre thonë se u zgjuan të trembur dhe se nuk arritën dot të ndihmonin 28-vjeçarin. Ai u shkrumbua brenda automjetit të tij tip “Benz, pasi nuk ishte në gjendje të dilte pas aksidentit.

Kjo është tragjedia e dytë në familjen Merkaj. Disa javë më parë, vëllai i Kliton Merkaj ishte mbytur aksidentalisht në lumë. Dyshohet se vëllai i madh, i moshës 32 vjeç vuante nga problemet e shëndetit mendor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit