“Pak orë me vajza të bukura brenda çmimit të drogës”, detaje nga dosja “Shënkoll’ ku përfshihet miku i Shullazit: Si u futën efektivët e filtruar brenda bandës (EMRAT)

“Pak orë me vajza të bukura brenda…

Një vit më parë pikërisht në muajin prill të vitit 2019, Policia e Shtetit në bashkëpunim me RENEA-n, vunë në pranga gjashtë persona nga Elbasani dhe Tirana në kuadër të një operacioni të koduar “Shënkoll”. Në pranga ranë gjashtë personat mes të cilëve edhe ish miku i qelisë së Emiljano Shullazit, i cili tregëtonte lëndë narkotike në dy qytetet Elbasan dhe Tiranë.

Sakaq sipas burimeve asokohe Prokroria e Elbasanit kishte rreth një vit që hetonte rreth këtyre gjashtë personave, madje implikoi në hetim edhe tre agjentë të saj të cilët ishin të koduar me numra nga ana e Prokurorisë. Ndërkohë në lidhjet e tyre për tregëtimin e lëndës narkotike, kryesisht kokainë, të arrestuarit komunikonin me kode, si përshembull “një sabrator e gjysmë naftë” e shprehje të tilla me qëllim që të mos kuptoheshin ndoshta nga ndonjë përgjim ndërsa si duket kanë qenë të sigurtë se një e tillë nuk do iu ndodhte.

Dosja përfshin gjatë të arrestuar të cilët janë: Klajdi Gjeci, Klaudjo Trungu menaxherin i lokalit “My Brother” në Elbasan, Agron Qafën, Skënder Pëllumbin, Lavdosh Demaj dhe Lorencio Gjini. Në muajin prill të vitit 2019 Policia gjatë operacionit që u krye në banesat e tyre, sekuestroi gjithashtu edhe një sasi prej 500 gramë kokainë, ndërsa kishte të sigurtë të dhënat për tregëtimin e lëndës narkotike.

Duke vënë në shërbim të tyre tre agjentët, Prokuroria nisi të zbulojë se ata jo vetëm që tregtonin drogë, por bënin edhe pazare. Sipas Prokurorisë në rast se droga e tyre shitje, ato u siguronin klientëve edhe vajza të bukura dhe të reja për të kaluar pak orë me to ku çmimi përfshihej në lëndën narkotike që ato shisnin. Sipas Prokurorisë pjesë e kësaj oferte ka qenë edhe një agjent i implikuar si përdorues droge, i cili më pas raportoi për ofertën pikërisht tek eprorët e tij në polici.

Me kodet 315, 317, 316 agjentët arritën të mbledhin shumë material për arrestimin e tyre. Sakaq i arrestuari Klaudio Trungu përveçse merrej me shitjen e kokainës në lokalin “My Brother” në Elbasan, gjithashtu ishte pjesë aktive e grupit kriminal që vepronin në këtë qytet. Kurse Klajdi Gjeçi gjithashtu është një emër i njohur, pasi ka qënë i dënuar më parë dhe njihet për miqësinë që ka me Emiljano Shullazin. Shtetasit Agron Qafa, dhe Klajdi Gjeci, si organizatorë të grupit kriminal, siguronin lëndën narkotike dhe pjesëtarët e tjerë të grupit kryenin shpërndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla në qytetin e Elbasanit.

Policia gjatë kontrollit fizik të krerëve të grupit, por edhe kontrollit në banesat e tyre, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej rreth 550 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Tashmë kjo dosje pritet ti kalojë gjykatës e cila do të marrë edhe vendimin për gjashtë të arrestuarit.

/Faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit