Pak orë pasi u lirua nga gjykata, ironizon Stresi: Ishte shaka, u kënaqëm

Pak orë pasi u lirua nga gjykata,…

Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ishte në mesin e 34 të arrestuarëve gjatë protestave të thirrura nga Sali Berisha. Gjatë ditës së sotme një pjesë e tyre dolën përpara trupës gjykuese. Stresi dhe të tjerë demokratë u akuzuan për dhunë, dëmtim të institucioneve, prishje e qetësisë publike dhe një sërë akuzash që erdhën nga ana e deputetëve në krahun e Lulzim Bashës.

Në fund gjykata vendosi lirimin e të arrestuarëve, teksa për disa prej tyre vendosi masën e “detyrim paraqitje”. I njohur për arrestimet e shumta si dhe rastin e arratisjes së tij nga një komisariat në Tiranë, Stresi e ka quajtur si një shaka ndodhin e fundit. Në rrjetet sociale ai ka thënë se çdo gjë është mirë dhe se të tilla arrestime nuk e shqetësojnë aspak.

“Shihemi shumë shpejt, iu falenderoj të gjithëve për mesazhet e panumërta, për përkrahjen më të madhe që më keni dhënë. Nuk ishte asnjë gjë, ishte një shaka si gjithmonë. Iu përqafoj të gjithëve shumë. Nuk jemi mërzitur aspak, jemi kënaqur”- tha ai nëpërmjet një video.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit