Një video e publikuar në rrjetet sociale po ngre pikëpyetje të forta mbi veprimet e Policisë së Shtetit gjatë protestave. Në pamje shfaqet Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur, pak para momentit kur, sipas pamjeve të publikuara, goditet me plumb gome nga efektivët.
Në video, Erjoni shihet pa gurë, pa molotovë dhe pa ndonjë mjet tjetër të dukshëm të rrezikshëm në duar. Ai duket se po përpiqet të largohet nga zona e mbushur me gaz lotsjellës.
Dhe pikërisht këtu lind pyetja: Çfarë rreziku përbënte një 28-vjeçar që, nuk mban asnjë mjet të rrezikshëm dhe përpiqet t’i shpëtojë gazit lotsjellës?
Përdorimi i forcës ndaj protestuesve ngre pikëpyetje që kërkojnë përgjigje, veçanërisht kur bëhet fjalë për një person që në pamjet e publikuara nuk shfaqet duke sulmuar efektivët.
Pamjet ngrenë pikëpyetje serioze mbi rrethanat e plagosjes së Erjon Vishkullit dhe mbi domosdoshmërinë e përdorimit të forcës në atë moment.