Pakënaqësi për menaxhimin e situatës së COVID-19, qytetarët protesta masive

Pakënaqësi për menaxhimin e situatës së COVID-19,…

Më shumë se një mijë grevistë antiqeveritarë tajlandezë janë përplasur me policinë ndërsa protestuan kundër dështimit të qeverisë për të trajtuar shpërthimet e koronavirusit dhe ndikimin e tij në ekonomi.

Policia tajlandeze përdori ujë, gaz lotsjellës dhe plumba gome për të zmbrapsur turmat që marshuan drejt një baze ushtarake ku Kryeministri Prayuth Chan-ocha ka rezidencën për të kërkuar dorëheqjen e tij.

Shumë prej tyre hodhën fishekzjarre dhe bomba të bëra vetë në drejtim të policisë.

Policia bllokoi një rrugë pranë Monumentit të Fitores në kryeqytetin Bangkok duke përdorur kontejnerë dhe gjuajti gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit.

Rreth 100 oficerë u panë me veshje trazirash dhe mburoja, disa metra larg demonstruesve teksa Kryeministri i Tajlandës, Prayut Chan-o-cha është kritikuar për një të ngadaltë program vaksinimi.

Protestuesit gjithashtu po bëjnë thirrje që një pjesë e buxhetit për monarkinë dhe ushtrinë të ridrejtohen në luftën kundër COVID-19.

Marshimi u anulua më herët në mbrëmje, por trazirat vazhduan, me protestuesit që luftuan me policinë dhe hodhën objekte.

Sipas shërbimeve të urgjencës të Qendrës Mjekësore Eraëan të qytetit, pesë persona u shtruan në spital, përfshirë tre efektivë policie.

Tajlanda raportoi një rekord të ri prej 21,838 raste të konfirmuara, me 212 vdekje të tjera. Bangkoku dhe krahinat përreth kanë qenë të mbyllura, duke përfshirë shtetrrethimin gjatë natës, për javë të tëra.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit