Paketa e re fiskale e 2022 shton lekët në kuletën e deputetëve, më shumë përfiton Nikolla

Paketa e re fiskale e 2022 shton…

Janari i viti 2022 pritet të sjellë ndryshime dhe lekë më shumë për deputetët tanë. Miratimi i paketës së re fiskale për vitin që po vjen, dhe ndryshimi i pragut të tatimfitimit mbi pagën do të sjellë efekt të drejtpërdrejtë në përfitimet e çdo deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas paketës së re fiskale, deputetëve tanë do tu shtohen të ardhurat në llogaritë e tyre pasi paga e tyre do të rritet. Nga 1 janari 2022 deputetët do të kenë 2 mijë lekë të rinj, ose 20 mijë lekë të vjetër, më shumë në portofolin e tyre vetëm nga ky ndryshim i paketës fiskale. Ajo që përfiton më shumë është Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila do të përfitojë rreth 70 mijë lekë të vjetër më shumë. 

Ndërkohë për muajin shtator, sipas tabelës së publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, bien në sy pagesat që kanë përfituar deputetët të cilët nuk janë më pjesë e Kuvendit. Nga tabela rezulton se deputetët më të paguar për 9 ditë pune janë Myslim Murrizi dhe Vasilika Hysi, me 46,1 mijë lekë, ndërsa kolegët Kujtim Gjuzi, Kostaq Papa dhe Selami Jenisheri kanë përfituar si pagë nga 39.2 mijë lekë. Kjo është shuma që kanë përfituar më shumë se 90 për qind e listës me 79 deputetë gjithsej të cilët punuan vetëm 9 ditë në legjislaturën e kaluar dhe që tashmë nuk janë më pjesë e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit