Paketa e re fiskale/ Rama shtyn për vitin 2022 vendimin për “zero taksë” në pagat deri në 400 mijë lekë

Paketa e re fiskale/ Rama shtyn për…

Gjatë fushatës elektorale kryeminsitri Edi Rama premtoi se vendimi për zero taksë për pagat deri në 400 mijë lekë do të hyjë në fuqi në 1 janar të 2022-it.. Si duket kjo gjë nuk do të ndodh në fillim të viti, pasi përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se zero taksë mbi pagat deri 40 mijë lekë do të nisë të zbatohet nga 1 korriku 2022.

Ndërkohë sipas projektligjit të siguruar nga Ballkan Web, duke nisur nga korriku i vitit të ardhshëm paga dysheme që nuk do i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat do të shkojë nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë në muaj. Qeveria planifikon po ashtu të rishikojë disa kufij të tatimit mbi të ardhurat edhe mbi pagat e tjera.

Gjithashtu në këtë pr/ligj është propozuar që tatimpaguesit me paga deri në 50 mijë lekë përgjysmohet tatimi për të ardhurat për fashën nga 30 deri në 50 mijë lekë që sot është 13%. Ndër të tjera në projektligj është parashikuar ndryshimi i fashës së taksimit progresiv. Kështu taksimi 23% mbi të ardhurat personale do të aplikohet vetëm për pagat mbi 200 mijë lekë e lart nga 150 mijë që është aktualisht.

Por mbi pragun 200 mijë lekë do ketë si tatim edhe një shumë fikse prej 22 e 100 lek në muaj. Numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga kjo lehtësi tatimore është rreth 5,900. Efekti negativ që pritet të ketë buxheti nga këto ndryshime pritet të jetë rreth 12 milion euro me pak në vit. Sidoqoftë më parë propozimi duhet të kalojë në këshill të ministrave dhe me pas për t’u diskutuar në kuvend.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit