Pakistan/ Një turmë me burra sulmojnë seksualisht një vajzë që po xhironte një video për në TikTok

Pakistan/ Një turmë me burra sulmojnë seksualisht…

Një ngjarje tornditëse ka ndodhur më 14 gusht në një park në Lahore, Pakistan .

Sipas Daliy Mail një turmë prej qindra burrash kanë rrethuar një vajzë të re e cila ishte duke filmuar në parkun ku ndodhej.

Ata i grabitën asaj bizhuteri, para dhe telefonin para se ta sulmonin seksualisht.

Dyshohej se ata e hodhen të renë në ajër para se ta zhvishnin.

Sipas një deklarata zyrtare mësohet se 66 të dyshuar janë ndaluar për tu marrë në pyetje deri më tani.

Në të njëjtën deklaratë, u mësua se dy punonjës policie u pezulluan për neglizhencë të dyshuar në lidhje me incidentin.

Pas kësaj ngjarje tronditëse në Pakistan janë zhvilluar shumë protesta , ndërsa organizatat për të drejtat e grave kërkuan që autorët të kapen dhe të dënohen me dënimin më të lartë.

Pakistani u rendit vendi i gjashtë më i rrezikshëm në botë për gratë në një sondazh të Fondacionit Thomson Reuters të vitit 2019.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit