Pakistan/ Shtatë të vdekur nga të shtënat me armë në një shkollë

Pakistan/ Shtatë të vdekur nga të shtënat…

Të paktën shtatë persona, përfshirë disa mësues, janë qëlluar për vdekje në një shkollë në rrethin veriperëndimor të Pakistanit.

Disa persona të armatosur u përfshinë në incidentin, ka thënë policia, i cili ndodhi në dhomën e stafit të shkollës së mesme qeveritare Tari Mangal.

Këto të shtëna mendohet të kenë lidhje me një tjetër ngjarje ndodhur më herët gjatë ditës, kur një burrë u qëllua në makinën e tij në qark. 

Detajet për saktësisht se çfarë ndodhi në shkollën në rrethin Kurram, një zonë rurale që kufizohet me Afganistanin, janë ende të paqarta dhe policia nuk ka identifikuar ndonjë motiv të qartë. Ndërkohë të dyshuarit mbeten të lirë.

Sipas zyrtarëve, një burrë u qëllua dhe u vra në makinën e tij në lagjen Kurram mëngjesin e sotëm. Ai besohej se ishte anëtar i së njëjtës shkollë.

Më vonë një grup rrethoi një shkollë në qytetin e vogël të Tari Mangal, thanë autoritetet. Të paktën shtatë persona u vranë në shkollë, katër prej tyre mësues dhe dy prej tyre shoqërues. U sulmua edhe policia dhe tre u plagosën.

Mësuesit në Tari Mangal thuhet se kanë qenë në shkollë duke kryer detyrat kur personat e armatosur hynë dhe hapën zjarr, sipas raporteve lokale. Ish-presidenti Asif Ali Zardari ka shprehur keqardhjen për vrasjen, përmes Twitterit zyrtar të partisë së tij, duke e cilësuar atë si terrorizëm./BBC

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit