
Pasi qeveria pakistaneze mori vendimin për dëbimin e emigrantëve të jashtëligjshëm, mijëra afganë po flenë në qiell të hapur. Ata po qëndrojnë në ambient të hapur, pa strehë, pa ushqim, ujë të pijshëm dhe pa tualete sapo të kalojnë kufirin për në atdheun e tyre, shkruajnë mediat e huaja.
Me mijëra afganë janë larguar nga Pakistani javët e fundit pasi autoritetet vendase ka në filluar të ndjekin të huajt që qëndrojnë në mënyrë të parregullt, duke shkuar derë më derë për të kontrolluar dokumentacionin e emigrantëve.
Afganët po largohen nga Pakistani përmes dy pikat kryesore kufitare, Torkham dhe Chaman. Po ashtu qeveria talebane kanë ngritur kampe në anën tjetër për njerëzit që të qëndrojnë derisa presin të zhvendosen në vendin e tyre të origjinës në Afganistan. Agjencitë e ndihmës thanë se Torkham emigrantët e larguar nga Pakistani po qëndrojnë në qiell të hapur.
Këto agjensi bëjnë të ditur se nuk ka ujë të pijshëm, nuk ka burim ngrohjeje përveç zjarrit të hapur, nuk ka ndriçim dhe nuk ka tualete. Agjencitë e OKB-së dhe grupet e ndihmës po krijojnë objekte me mijëra njerëz që hyjnë në Afganistan çdo ditë.
Një emigrant afgan i quajtur Kayal Mohammad, i cili ka jetuar për 17 vite në qytetin veriperëndimor të Pakistanit, Peshaëar, u deportua në kufirin afgan gati një javë më parë së bashku me 5 fëmijët e tij.
Ai tha se nuk iu lejua që të merrte me vete sende shtëpiake dhe gjithçka që zotëron ai dhe familja e tij mbetet në Pakistan. Vajza e tij shtatë vjeçare Haëa qan sepse është e ftohtë. Ajo pi çaj për mëngjes nga një shishe plastike e prerë dhe fle pa batanije. Babai i saj i kërkoi ndihmë komunitetit ndërkombëtar.
“Ne nuk mund të pyesim qeverinë talebane. Ata nuk kanë asgjë sepse ende nuk janë njohur si qeveri. Ka familje që nuk kanë asgjë këtu, as tokë, as shtëpi. Ata thjesht po jetojnë nën qiellin e hapur. Askush nuk po ndihmon.”, tha ai.