Pakistani gjobit refugjatët me 830 dollarë nëse teljakojnë lejen e qëndrimit

Pakistani gjobit refugjatët me 830 dollarë nëse…

Pakistani po sheh se refugjatët që tejkalojnë lejen e vizës po krijojnë një problem shumë të madh. Në muajin tetor Pakistani zyrtarizoi se do të deportojë 1.7 milionë shtetas pa atdhe dhe pa dokumentacione nëse nuk lënë vendin brenda 1 Nëntorit.

Shumica janë Afganë, përfshirë qindra dhe mijëra njerëz që lanë Afganistanin pasi Talibani rimorri pushtetin në vitin 2021. Ata që viza të skaduara do të taksohen në bazë të kohës sesa ata kanë kaluar lejen e qëndrimit.

Sipas Amnesty International shumë afganë pasi mbërritën në Pakistan janë përballur me vonesa në marrjen e vizave për qëndrim në vend. Pakistani nuk është palë në ‘Konventën e Refugjatëve’ dhe nuk njeh asnjë nga afganët si refugjatë.

Problemi është se ata po marrin viza humanitare duke qenë se po punojnë me UNHCR dhe UNHCR po krijon një precedent të rrezikshëm. Qeveria e Pakistanit ka thënë se nuk e diskutojnë mundësinë e një rishikimi të këtij vendimim, nderësa UNHCR ka thënë se po përpiqet të zgjidhë çështjen.

Ministria e Punëve të jashtme ka thënë se Mbretëria e Bashkuar parashikojnë gjoba dhe ndëshkime ligjore për individët që tejkalojnë lejen e qëndrimit dhe shkelin ligjet e imigracionit. Duke shtuar që çdo gjobë që Pakistani ka vendosur është në përputhje me ligjet e Pakistanit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit