Pakistani nis sulme hakmarrëse kundër Iranit

Pakistani nis sulme hakmarrëse kundër Iranit

Të martën Irani sulmoi Pakistanin me raketa dhe dronë duke shkelur hapësirën ajrore të Pakistanit. Pretendimet e Iranit janë se ka sulmuar bazat e grupimit etnonacionalist Baluchi. Pakistani ka deklaruar se nga sulmet e kryera janë vrarë dy fëmijë.

Islamabadi paralajmëroi se incidenti mund të kishte pasoja të rënda dhe ishte plotësisht i papranueshëm në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi i zyrës së jashtme të Pakistanit në orët e para të mërkurës.

Pakistani është kundërpërgjigjur ditën e mërkurë ku ka nisur sulme me raketa në Iran, duke vrarë nëntë persona, pasi Irani kreu sulme në Pakistan të martën në darkë. Pakistani deklaroi se sulmet e kryera kishin goditur strehimet e terroristëve në provincën juglindore Sistan-Baluçestan të Iranit.

Irani ka dënuar sulmin ku zyrtarët deklaruan se janë vrarë tre gra, dy burra dhe katër fëmijë. Sulmet reciproke ajrore vijnë pasi tensionet në Lindjen e Mesme janë të larta mes disa problemesh.

Në deklaratën e ushtrisë pakistaneze thuhet se sulmet u kryen me drone dhe raketa me rreze të gjatë dhe kishin në shënjestër Ushtrinë Çlirimtare të Balochistanit dhe Frontin Çlirimtar të Balochistanit.

Media shtetërore iraniane raportoi të enjten se Teherani ka thirrur të ngarkuarin me punë të Pakistanit për sulmet. Pakistani kishte tërhequr më herët ambasadorin e tij dhe e kishte bllokuar kthimin e të dërguarit iranian.

Kina, Turqia dhe qeveria talebane në Afganistan kanë bërë thirrje për përmbajtje dhe dialog.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit