Pakot e bananeve i mbushin me kokainë, sekuestrohen lëndë narkotike në portin e Roterdamit

Pakot e bananeve i mbushin me kokainë,…

Policia holandeze ka arritur të sekuestroj në portin e Roterdamit më shumë se dymijë kilogramë kokainë, vlera e të cilës kap shumën e mbi 151 milionë euro, kanë bërë të ditur zyrtarë të sigurisë së këtij vendi.

Sipas zyrës së prokurorit në Roterdam, 2.020 kilogramë kokainë janë gjetur në pakot e bananeve që kishin ardhur nga Ekuadori, që për destinacion kishte një kompani hungareze.

Zyrtarët e portit dhe doganës në Roterdam kanë sekuestruar në total 38 mijë kilogramë kokainë gjatë vitit të kaluar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit