Pala greke bllokon edhe hyrjen nga pika kufitare e Kakavijës

Pala greke bllokon edhe hyrjen nga pika…

Pala greke ka bllokuar hyrjen e shtetasve shqiptarë dhe atyre të huaj nga pika kufitare e Kakavijës. Shkak është bërë mos rakordimi i sistemit PLF që është një aplikacion që plotësojnë të huajt para se të hyjnë në Greqi.

Sistemi PLF është i detyrueshëm për t’u plotësuar në kushtet e pandemisë dhe shteti grek e ka bërë të detyrueshëm për këdo që hyn në Greqi. Disa ditë më parë, qeveria greke njoftoi se do të lejonte vetëm kalimin nga Kakavija, ndërsa pas mesnatës së djeshme edhe kjo pikë është bllokuar.

Burimet nga Kakavija bëjnë të ditur se kjo anomali është shfaqur vetëm përmes pikave të kalimit kufitar me Shqipërinë, ndërkohë që funksionojnë me Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Turqinë.

Deri sa te hidhet në sistem, situata ngelet e pandryshuar në Kakavijë me radhë në pritje të shqiptarëve apo dhe shtetasve të huaj që duan të udhëtojnë në Greqi për turizëm./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit