Pala greke mbyll sërish Kakavijën, ja kur rihapet

Pala greke mbyll sërish Kakavijën, ja kur…

Pala greke ka vendosur ta mbyllë sërish kufirin me Shqipërinë.

Sipas komunikimit të përgjegjësit të turnit të policisë, ky i fundit u komunikoi qytetarëve se pala greke në orën 23.00 sipas orës greke do të mbyllë kufirin për ta rihapur në orën 6.00 të mëngjesit.

Duket se as telefonata e Gent Cakaj, ministrit të Jashtëm në detyrë, me homologun grek, nuk ka dhënë rezultat, që autoritetet greke të punojnë edhe gjatë orëve të natës.

Më herët ambasada greke në Tiranë kishte njoftuar se përmes Pikës së Kalimit Kufitar me Greqinë nuk do të lejohet të kalojnë më shumë se 750 persona në ditë.

Tashmë, shqiptarët që kanë mbetur në kufi, janë të detyuaruar të kalojnë edhe një natë, ndërsa prej 72 orësh situata e krijuar është e paprecedentë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit