"Palestër, masazhe dhe pushime"/ Shteti shqiptar mban në luks familjarët e të penduarve të drejtësisë

“Palestër, masazhe dhe pushime”/ Shteti shqiptar mban…

Të jesh i penduar i drejtësisë është një luks i madh për kriminelët të cilët kanë vjedhur, kanë vrarë e kanë prerë. Shteti shqiptar i shpërblen ata për dhënien e informacioneve, në këmbim të parajsës. Por le të jemi më të qartë, çfarë do të përfitojë për shembull Nuredin Dumani?

Një nga të shumëkërkuarit e drejtësisë për vrasje me pagesë dhe si pjesë e grupeve të strukturuara kriminale, fillimisht do të ketë dënim më të ulët sesa do të merrte nëse nuk hapte gojën. Gjatë kohës që do të qendrojë në burg ai do të ketë trajtime të veçanta, ndryshe nga të burgosurit e tjerë. Dumani i siguroi vetes kushte të mira, por kushte akoma më të mira përfitojnë edhe familjarët e tij.

Për gjithçka në jetën e tyre përgjigjet shteti, që nga banesa, kurse për gjuhen e huaj, nëse kanë fëmijë në shkollë iu mbulohet arsmimi. Pra gjithçka që ka të bëjë me jetesën e përditshme. Familjarët spostohen dhe iu paguhet pagesa që kanë marrë nga profesioni i tyre. Kjo shumë parash padyshim që vjen nga taksat e shqiptarëve. Meqënëse kanë një jetë stresuese, iu mundësohet të bëjnë dhe palestër, masazhe, plazhe po prapë nga shteti.

Ndërkohë nga burime jo zyrtare bëhet me dije se disa të penduarve të drejtësisë, pas përfundimit të burgut u është dhënë një jetë e re jashtë vendit, me ID të re, banesë dhe dokumentacione të rregullta si dhe kanë një mbrojtje nga autoritetet lokale ku jetojnë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit