Palestina akuzon Izraelin për trafikim organesh

Palestina akuzon Izraelin për trafikim organesh

Autoritetet lokale në Palestinë kanë akuzuar Izraelin për vjedhje organesh nga trupat e palestinezëve dhe kanë kërkuar një hetim ndërkombëtar për këtë rast. Në një deklaratë për mediat Marwan Al-Hams drejtori i spitalit Mohammed Yousef El-Najar në qytetin Rafah ka thënë se 80 trupa kanë mbërritur në spital brenda një kontenieri ku disa prej tyre ishin të copëtuar dhe të dekompozuar.

“OKB-ja na ka njoftuar paraprakisht për mbërritjen e një numri martirësh në Rripin e Gazës, që llogaritet të jenë rreth 80 trupa. Trupat mbërritën brenda një kontejneri, disa të paprekur, ndërsa të tjerët ishin copë-copë dhe disa të tjerë ishin dekompozuar.” – ka deklaruar Marwan Al-Hams.

Sipas raportimeve, autoritetet e Izraelit ditën e martë kanë dorëzuar trupat e vrarë nga ushtria izraelite, të cilët u arrestuan gjatë operacioneve ushtarake.

Lufta e Izraelit me Palestinën po hyn në muajin e tretë me mbi 21 mijë viktima dhe mbi 55 mijë të plagosur rëndë. Sipas deklarateve të zyrtarëve të lartë të ushtrisë së Izraelit, pjesa më e madhe e territorit në gazën veriore tashmë kontrollohet nga Izraeli dhe forcat e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit