Pallatet ngjyrosen me skenarë dhe filma shqiptarë,583 milion lekë për rehabilitimin e fasadave në ish-Kinostudio

Pallatet ngjyrosen me skenarë dhe filma shqiptarë,583…

Zona e ish-Kinostudios do t’i nënshtrohet rehabilitimit.

Fasadat e godinave që kufizojnë sheshin do ti nënshtrohen rehabilitimit tërësor, veshje fasade sistem kapotë dhe unifikim arkitektonik me ngjyra dhe forma.

Mësohet se motivet e ngjyrosjes së fasadave do të të jenë të frymëzuar nga filma shqiptarë ose me tema nga jeta e përditshme.


Një tender në vlerë 583 milion lekë është hapur për këtë qëllim.


Sipërfaqja e përgjithshme e ndërhyrjes rehabilituese është 21 mijë e 933 metra katrorë. Projekti parashikon që sheshi që aktualisht përdoret si parking për automjetet do të kthehët në një kënd lojerash.


Parashikohet të krijohet një brez të dendur pemësh dhe 4 ishuj me forma të çrregullta, të shtruara me beton me ngjyra të ndryshme me forma rrethore.


Në shesh është krijuar vizualisht një rruge me një kalim për lëvizjen me orar te kufizuar të makinave të cilat do të furnizojë bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në katet e para të pallatit 5 katësh që prezantohet me sheshin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit