Pallati në Gjirokastër rrezikon të shembet, 6 familje mund të humbasin shtëpitë! Banori: Në orën 1 të natës na rrëshqiti muri, ndihemi të rrezikuar

Pallati në Gjirokastër rrezikon të shembet, 6…
Featured image of article: Moti i keq në Shiqpëri/ Pallati në Gjirokastër rrezikon të shembet, 6 familje mund të humbasin shtëpitë! Banori: Në orën 1 të natës na rrëshqiti muri, ndihemi të rrezikuar 

Ka folur një nga banorët e pallatit 5 katësh rrezikon të shembet në Gjirokastër si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Në një intervistë për Shqiptarja.com, një banor ka thënë se muri ka rrëshqitur në 1 të natës për shkak të reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin tonë që prej ditës së djeshme. Ai thotë se ndihen të rrezikuar pasi e njëjta gjë ka ndodhur edhe para tre vitesh ndërkohë që nuk dinë se ku të shkojnë.

“Në orën 1 të natës na rrëshqiti muri. Dolën të tërë, ishim në gjumë. Ndihmi të rrezikuar. Sot bëhet 3 vite nga goditja e parë. Ata e ngritën, po është dorë e zotit. Jo tani sështë bërë asnjë ndërhyrje. Kërkojmë të shkojmë në një vend dhe të flemë gjumë tani jam vetë i katërti”, tha një banori.

Ditën e sotme ka rrëshqitur dheu afër pallatit 5 katësh në lagjen ‘Punëtori’ në Gjirokastrës, duke vënë në rrezik banorët. Bëhet e ditur se në këtë pallat jetojnë 6 familje që rrezikojnë të humbasin apartamentet.

Banorët thonë se kjo është një problematikë e mbartur prej 2 vjetësh, dhe sërish janë konstatuar gjurmët e para të rrëshkitjes së dherave. Ka qenë data 7 janar kur banorët e pallatit kanë ndjerë një goditje pas të cilës janë alarmuar. Momentalisht po qëndrojnë në brendësi të banesave dhe deri tani s’ka pasur ndërhyrje.

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë disa problematika në zona të ndryshme të vendit. Në Vlorë, rrugët e portit të qytetit bregdetar janë mbushur me ujë duke sjellë problematika të mëdha në qarkullimin e mjeteve. Në qarkun e Elbasanit dhe të Korçës gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar. Shirat kanë shkaktuar daljen nga shtrati të ujërave të lumit Bistricë, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e makinëve në aksin nacional Sarandë – Gjirokastër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit