
Një pallat në qytetin e Kavajës vijon të jetë i dëmtuar rëndë që nga tërmeti i vitit 2019, ndërsa banorët që jetojnë aty ndihen të rrezikuar. Siç shihet nga videoja, ndërtesa nuk është e banueshme. Qytetari thotë se aty jeton një i afërm i tij që bashkë me fqinjët e tjerë janë gjatë gjithë kohës në frikë nga shembja e mundshme.
Lëkundjet e njëpasnjëshme të ditëve të fundit u kanë shtuar frikën banorëve që jetojnë në këtë ndërtesë të shembur. Pavarësisht thirrjeve për ndihmë te bashkia e Kavajës, nuk është marrë asnjë masë për të siguruar jetën e këtyre banorëve që jetojnë në këtë pallat.
Banorët përmes JOQ Albania i bëjnë thirrje bashkisë së Kavajës, me në krye Fisnik Qosen që të ndërhyjnë sa më parë. Rasti duhet të marrë vëmendjen që meriton pasi jeta e banorëve nuk duhet lënë në harresë.
“Përshëndetje. Nderkohe qe termetet vazhdojne njeri pas tjetrit. Ne Kavaje pallati jone eshte ne kete gjendje nga termeti i 2019. Ndjehemi çdo dite te rrezikuar por nuk kemi ku te shkojme. Jemi drejtuar ne te gjitha institucionet por asnje levizje. Na kane mbetur shpresat tek ju. Aty banon i afermi im qe me kërkoi t’ju shkruaja kete mesazh sepse nuk ka vete instagram. Videon e kam bere une mbrëmë”, shkruan qytetari.