Paloma “plas bombën”: Aldo Lipe ka qenë gjithmonë xheloz për suksesin tim

Paloma “plas bombën”: Aldo Lipe ka qenë…

Që kur gazetarja Paloma është bërë pjesë e Big Brother Vip, ajo është bërë qendra e vëmendjes për showbizin për shkak të karakterit të saj dinamik dhe deklaratave “bombë” që ka bërë.

Teksa po bisedonte me aktoren Arjola Demiri tregoi se në fillimet e karrierës së saj ishte ndjerë e xhelozuar nga eprori i saj Aldon Lipe.

Paloma shtoi se atëherë për shkak të moshës dhe mungesës së eksperiencës nuk kishte shumë njohuri mbi mënyrën se si funksiononte media dhe se si mund të menaxhohej vëmendja e publikut.

Paloma akuzoi më tej se për shkak të kësaj xhelozie, Aldon Lipe është përpjekur vazhdimisht t’i denigronte asaj figurën edhe pasi ajo shkëputi çdo marrëdhënie profesionale me të.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit