Paloma tregon sfidat për tu bërë nënë: Kam abortuar dy herë

Paloma tregon sfidat për tu bërë nënë:…

Paloma ka rrëfyer një tjetër histori të vështirë të jetës së saj, e cila ka të bëjë me lindjen e fëmijës.
Paloma është konkurentja më çapkëne e shtëpisë dhe që me sinqeritet ka ndarë momente të rëndësishme nga jeta e saj, por mbrëmja e sotme vërtetoi se ajo ka ende për të thënë.

Fillimisht ajo tregoi për pjesën tjetër të banorëve njohjen me Andrein.
Në vijim ajo shtoi ankthin dhe vështirësitë e përjetuara për tu bërë prindër të një fëmije.
Paloma rrëfeu se fatkeqësisht ka abortuar dy shtatëzani të saj.

“Herën e parë më tha doktorri që do duhet të presim dhe pak, dhe pas disa ditësh më tha që jemi të detyruar ta humbim. Ndërsa herën e dytë më ‘rrëshqiti’”,- tregoi Paloma.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit