Paloma tregon eksperiencën e keqe me ish burrin e alkoolizuar: Vetëm bërtiste dhe thyente gjëra

Paloma tregon eksperiencën e keqe me ish…

Ky Big Brother ka treguar shumë për personazhe publike, të cilët publiku i ka parë si “perfekt” dhe pa halle. Por ata kanë treguar se janë shumë të ngjashëm me njerëzit e thjeshte, se dhe ata vinë nga jetë plot probleme ekonomike dhe sociale. Ndër konkurrentët ka spikatur aktorja Arjola Demiri e cila ka rrëfyer histori të tmerrshme nga ish bashkëshorti i saj i cili ka ushtruar dhe dhunë tek ajo dhe e ka tradhtuar, e deri tek problemet ekonomike që ka pasur.

Teksa pas nuk mbetet dhe gazetarja e njohur Paloma. Ajo duket si një vajzë e fortë dhe që nuk e vret mendjen për asgjë, por Paloma ka rrëfyer së fundmi marrëdhënien që ka pasur me ish burrin e saj, një marrëdhënie toksike e cila sigurisht që përfundoi me ndarjen e Palomës nga ai.

Paloma ka treguar se ai ishte i alkoolizuar.

’Vinte në orën dy të natës dhe bërtiste, i thyente të gjitha dhe mallkonte intensivisht. Ishte e frikshme, kisha më shumë merakun e vajzës’’,- tha ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit