Pamje apokaliptike! Katastrofë në Kanada nga zjarret, një fshat i tërë digjet brenda pak orësh

Pamje apokaliptike! Katastrofë në Kanada nga zjarret,…

Një fshat i tërë në British Columbia të Kanadasë është shkatërruar nga zjarri që ka përfshirë zonën si pasojë e temperaturave rekord të shënuara gjatë ditëve të fundit dhe një vale të nxehti në zonën perëndimore të vendit.

Zjarri ka shkatërruar fshatin e vogël historik të Lyttonit, që ndodhet rreth 260 kilometra në verilindje të Vancouverit dhe për këtë arsye rreth 1 mijë personave iu është kërkuar që të evakuohen.

Sipas të dhënave raportohen disa të lënduar dhe të humbur. Policia lokale shprehet se zona vijon të jetë ende e pasigurt, saqë është djegur edhe vetë rajoni i policisë, por që fatmirësisht pa viktima.

Në zonën e Lytton raportohet se temperaturat kanë shënuar vlera rekord prej 49.6 gradë/celsius.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit