Pamje apokaliptike në autostradë: Tymi i shkurreve të djegura mbulon gjithçka

Pamje apokaliptike në autostradë: Tymi i shkurreve…

Një sipërfaqe fushe me bar të thatë është përfshirë nga flakët ditën e sotme zonën e Maminasit.

Flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe, të ndihmuara nga era e fortë që po fryn në zonë.

Tymi i dendur ka mbuluar autostradën pranë zonës, duke krijuar vështirësi serioze në qarkullim dhe duke ulur ndjeshëm dukshmërinë për drejtuesit e mjeteve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe vënien e situatës nën kontroll.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit