Pamje apokaliptike rreth 70 të vdekur e miliona shtëpi pa energji

Pamje apokaliptike rreth 70 të vdekur e…

Pasojat e shkatërrimeve që ka lënë pas uragani ‘Ian’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vërtet të pallogaritshme, teksa deri më tani numërohen 50 vdekje të konfirmuara, shumica prej tyre në Lee County, Florida.

Akoma më tragjike janë bilancet e mediave amerikane, ku NBC flet për 77 të vdekur dhe CNN për më shumë se 70.

Një shifër zyrtare nuk është publikuar nga autoritetet federale.

Më shumë se 1,100 shpëtime u raportuan në Florida pasi uragani Ian goditi shtetin si uragan i kategorisë 4 të mërkurën pasdite, tha të shtunën guvernatori Ron DeSandis.

Edhe pse më pas u dobësua në një stuhi tropikale, reshjet e dendura shkaktuan përmbytje të përhapura në Karolinën e Jugut, Karolinën e Veriut dhe Virxhinia.

Gati 1.2 milionë shtëpi dhe biznese në Florida ishin pa energji të shtunën. Në tre shtetet e tjera të përmendura më sipër, ky numër vlerësohet të jetë rreth 300,000.

Presidenti amerikan Joe Biden kishte shprehur frikën të premten se uragani Ian ndoshta do të jetë një nga më të këqijtë në historinë e vendit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit