Pamje/ Autorët marrin dy minuta kohë për të djegur mjetin e shefit të Policisë, pas shpërthimit largohen

Pamje/ Autorët marrin dy minuta kohë për…

Fax News ka siguruar pamjet ekskluzive nga Vlora, ku dy persona i kanë vënë flakën makinës së shefit të policisë të Paraburgimit në Vlorë, Feim Alisinani.

Siç shihet edhe nga pamjet, ngjarja e cila ka ndodhur në lagjen Hajro Cakerri në Vlorë, duket që të ketë qenë e menduar në detaje, nga ana e autorëve, të cilët shihen në video, duke kryer të gjitha veprimet në më pak se dy minuta.

Njëri prej tyre i afrohet fillimisht makinës dhe sheh situatën përreth, thyen xhamat dhe më pas pret mbërritjen e shokut të tij. Sapo bëhen bashkë ata hedhi lëndë djegëse brenda mjetit, ndërkohë që menjëherë pas ndezjes makina shpërthen në flakë.

Siç duket edhe në videon e siguruar nga Fax News, dy të rinjtë ja mbathin me vrap nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që të dy kanë vendosur kapuç, ç’ka mund ta bëjë të vështirë identifikimin e tyre nga ana e Policisë.

Mjeti i Alisinanit tip “Nissan Micra”, është djegur plotësisht, ndërkohë që hetimet janë përqendruar në pistën e djegies së makinës për shkak të detyrës që shefi i Policisë së Paraburgimit ka mbajtur.

Ndërkohë që Policia e Vlorës derimë tani nuk ka dhënë detaje nëse ka rënë apo jo në gjurmët e autorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit