Pamje dramatike nga Ohio/ Qytetarët i frikësohen një “Çernobili të ri”

Pamje dramatike nga Ohio/ Qytetarët i frikësohen…

Pasi u përplas një tren që transportonte materiale të rrezikshme, kimikatet u përhapën në mjedis.


Pas daljes nga shinat të një treni, në fillim të këtij muaji në Ohio, përdoruesit e mediave sociale filluan të shpërndanin foto të një reje të zezë mbi qytet dhe kishin frikë se fatkeqësia do të bëhej “Çernobili i ri”.

Treni, që shpërtheu në flakë pasi 50 nga 150 vagonët e tij dolën nga shinat, po transportonte materiale të rrezikshme si kloroeteni, një gaz i pangjyrë i përdorur në plastikën PVC, raporton Buisness Insider.

Si ky përbërës kimik ashtu edhe kimikatet e tjera të transportuara në tren u përhapën në mjedis. Shumë nga këto kimikate janë kancerogjene dhe konsiderohen të dëmshme për sytë dhe sistemin e frymëmarrjes.

Toksiciteti i tyre shkaktoi fillimisht shqetësime për shëndetin dhe sigurinë e banorëve të zonës. Por më pas, dhe për shkak të intensitetit të fenomenit, u ngritën edhe krahasimet me një nga fatkeqësitë më të këqija bërthamore që ka përjetuar njerëzimi, rreth katër dekada më parë, atë të Çernobilit.

Kështu, nuk janë të paktë ata që shprehin frikën se për shkak të këtij aksidenti, Ohio mund të bëhet Çernobili i ri. 

Megjithëse pamjet dramatike nga zona mund të bëjnë të besohet se është me të vërtetë një mini-Çernobil. Ekspertët sigurojnë se shkalla e asaj fatkeqësie ishte shumë më e madhe, duke theksuar, megjithatë, se ndikimi mjedisor i aksidentit në asnjë mënyrë nuk duhet të injorohet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit