Pamje Ekskluzive/ Momenti kur Rudolf Nikolli plagos picierin dhe drejtohet në xhami!

Pamje Ekskluzive/ Momenti kur Rudolf Nikolli plagos…

Gjatë ditës së sotme një 34-vjeçar i identifikuar si Rudolf Nikolli, përhapi panik në xhaminë “Dine Hoxha” te Rruga e Kavajës, ndërsa la pas rreth 5 persona të plagosur, të cilët i qëlloi me thikë buke në momentin që ata po kryenin ritin e faljes. Në mesin e të plagosurve, ka qenë edhe një besimtarë i identifikuar si Donard Koçi 33 vjeç, i cili ka qenë në punë tek piceria përballë xhamisë.

Ky i fundit u deklarua ekskluzivisht për JOQ Albania, teksa rrëfeu të gjithë rrjedhën e ngjarjes. Ndërkohë pranë redaksisë sonë, ka mbërritur edhe një video ku shihet momenti kur autori i sulmit, futet në piceri dhe plagos picierin.

Qytetari:

Joq pershendetje te lutem mund ta postoni edhe kete videon se rastisa aty kur ky djali u fut mrena ne piceri pa pik lidhje edhe ja futi me thik picjerit qe ishte aty prane xhamis, edhe filloj tu hec serbes ne mes te rruges derim sa u kap nga njerzit qe ishin aty rrotull faleminderit nqs e postoni.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit