Pamje nga brenda ‘Sarajeve’/Aktivisti zbulon dinamikën: Si iku zjarrfikësja dhe erdhi përsëri pasi ndërhynë gazetarët dhe qytetarët

Pamje nga brenda ‘Sarajeve’/Aktivisti zbulon dinamikën: Si…

Aktivisti Zirkon Disha, prezent gjatë zjarrit të rënë tek monumenti i kulturës “Sarajet” në kryeqytet zbulon përmes një postimi në facebook dinamikën e ngjarjes.

Disha shprehet se pasi shkoi në vendngjarje pa se ishin mbledhur qytetarë, aktivistë, policë bashkiak si dhe ekipet zjarrfikëse. Sipas tij dëshmitarët okularë pohonin se kishin parë një person të largohej me shpejtësi përpara se të shihnin flakët.

Disha thekson se zjarrfikësja fiku vatrën e parë dhe u largua, ndërkohë që një vatër tjetër shpërtheu dhe e cila u shua prej të pranishmëve aty.

Sipas tij ishte insistimi i gazetarëve dhe qytetarëve që i detyroi zjarrfikëset të ktheheshin në vendngjarje.

Postimi i plotë: Kur vemendja mediatike eshte fokusuar tek ardhja e afganëve, dikush hodhi shishen e benzines ne monumentin e kultures, 100 metra larg bashkisë.

Qellimi paskesh qene shpronesimi i kesaj godine historike duke ju referuar bisedes se mesnatës Veliaj-Rama, pasi disa nga 18 pronaret duan ta bëjnë kullë!

Rastesisht në atë ore qelloi qe te ishim duke pire kafe me Avokati Altin Goxhaj Andrea Bregu dhe njoftimi me video i bere nga Geri Selenica ju drejtuam kesaj godine per te pare cfare po ndodhte.

Aty ishte Geri, Rudi Erebara, Lory Ami dhe nje makine zjarrefikse, disa police bashkiak dhe police te rendit.

Deshmitare qe gjendeshin tek nje lokal ngjitur kishin pare nje person qe po vraponte nga godina e Sarajeve drejt Kazinos, pak sekonda me vone kishin pare flaket.

Gjate kohes qe zjarrefikesit po shuanin zjarrinnishim aty, me pas filluan te vini njerez kureshtar, aktivist, gazetar.

Ishte Bledian Koka i cili po transmetonte ngjarjen per syri.net, zjarrefiksit u larguan ne oborrin e Sarajeve mbeti Lory Ami, e cila e shqetesuar komunikonte vazhdimisht me miqte e saj per ngjarjen. Me pas erdhe Doriana Musai, Alba, Pami, etj…

5 minuta me pas, nje vater zjarri tjeter ne katin e dyte filloi te flakeronte, policet nuk lejonin te hynte njeri. Altini, Blediani, Lori ju kerkonin policeve te hynin brenda per te fikur vatren e dyte te zjarrit e cila po rritej.

Rudi Erebara, rreshqiti ndermjet policeve me aparatin e tij fotografik ne qafe duke hyre ne ndertese. Ne te tjeret u ndaluam, pas disa perpjekjesh policet hapen rrugen dhe arritem te hynim brenda.

Rudi kishte lokalizuar vatren e zjarrit, por ishte e pamundur te fikej. Duhet uje therriste Rudi.

Objekti brenda ishte rremuje, ne krah të shkalleve ishte nje fuçi plastike rreth 200litra, cuditerisht ishte plot ujë.

Gjysma bidonësh uji 5 litersh te prere gjendeshin ne nje nga banjot aty prane.

Filluam te mbushnim bidonet me uje, dhe ti hidhnim ne vatren e zjarrit, mjaftoi gjysma e ujit qe gjendej aty qe zjarri te shuhej.

Zjarrefiksja u rikthye, pasi zjarri u shua.

Zjarrefiksit hyne brenda, ne dolem jashte.

Pamjet e brendshme te Sarajeve, pas flakeve!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit