Pamje nga sherri në një berberhane në Sarandë

Pamje nga sherri në një berberhane në…

Janë publikuar pamjet e konfliktit të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë, ku tre të rinj mbetën të plagosur me thikë. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:55, në një berberhane në lagjen nr. 1, pranë hyrjes së shëtitores së qytetit. Në pamjet e siguruara shihet përplasja mes të rinjve, e cila më pas përshkallëzohet në konflikt fizik.

Të plagosurit janë vëllezërit Elidon Shukulli, 24 vjeç, dhe Mario Shukulli, 20 vjeç, si dhe Andi Saliaj, 19 vjeç. Për shkak të gjendjes së tij, 24-vjeçari Elidon Shukulli është transportuar drejt Tiranës për të marrë trajtim më të specializuar mjekësor.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar Kamelo Aliajn, 22 vjeç, dhe Andi Saliajn, 19 vjeç, ndërsa Eduard Bajrami, 19 vjeç, është shpallur në kërkim. Të tre akuzohen për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe rolin e secilit person në konflikt.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit