
Në një kohë kur rrugët shpesh shndërrohen në skena indiference, një i ri tregoi se mirësia ende ekziston në Shqipëri. Sot rreth orës 19:40, pranë rrethrrotullimit të Saukut të vjetër, një djalë ndaloi në mes të trafikut për të ndihmuar një mace të plagosur në rrugë.
Pamja u kap nga një qytetar që ndodhej në makinë pas tij dhe që ndau momentin me mesazhin prekës: “Ka akoma njerëz të mirë në Shqipëri. Mirënjohje për këtë djalë.”
Ndërkohë që shumë do të kishin kaluar pa u ndalur, ky gjest i vogël me domethënie të madhe është një kujtesë se një akt i vetëm njerëzor mund të bëjë diferencën për gjithë ne.