Pamje shokuese/ Qytetari tenton të përplasë çiftin me makinë në mes të Tiranës

Pamje shokuese/ Qytetari tenton të përplasë çiftin…

Pasditen e sotme është parandaluar një ngjarje e rëndë në Tiranë, pasi dy persona fillimisht janë përleshur me grushte dhe më pas situata ka agravuar deri në atë masë sa njëri nga personat, ka marrë makinën dhe ka goditur me të automjetin e personit tjetër.

Pamjet e kësaj përplasjeje janë publikuar nga Ora News ku fatmirësisht situata e nxehtë është zgjidhur falë një agjenti policie, që rastësisht ndodhej në vendngjarje.

Në pamjet filmike duket polici civil që ka parë të gjithë situatën, përplasjen fizike dhe më pas përplasjen e dy automjeteve, ku personi me bluzë të kuqe në mënyrë të vazhdueshme ka dashur ta godasë me makinën personin tjetër.

Pikërisht ky është momenti kur punonjësi i policisë i veshur civil, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka ndërhyrë menjëherë me qëllim neutralizimin dhe arrestimin e tij. Polici civil ka kërkuar që ta ulë në tokë, por personi me bluzë të kuqe nuk i është bindur, derisa në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e policisë të cilët kanë arritur t’i vendosin prangat. Kjo përplasje fizike dhe goditja me makinë është parë nga shumë persona dhe banorë që jetojnë nga dy anët e bulevardit “Migjeni” në Yzberisht.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit