Pamje skandaloze në ambasadën shqiptare në Athinë: Nuk kemi një gotë ujë dhe tualet, Cakaj të japë dorëheqjen

Pamje skandaloze në ambasadën shqiptare në Athinë:…

Radhë të gjata, pa distancë dhe të gjithë në pritje të një pasaporte.

Pamjet që vijnë sot nga ambasada shqiptare në Athinë janë vërtetë të llahtarshme.

Një skandal i vërtetë, që është denoncuar nëpërmjet një postimi edhe nga gazetari Shpëtim Zinxhiria.

Ai ka publikuar disa pamje ku dhjetëra qytetarë që shtyhen për të aplikuar për pasaportë në ambasadë, ndërkohë që nuk kanë mundësi as për një gotë uji, e për të përdorur tualetin, në ato temperatura të larta.

Ai i bën thirrje ministrit Gent Cakaj të japë dorëheqjen pas këtyre pamjeve skandaloze.

POSTIMI I PLOTË

Skandal në Ambasadën Shqiptare në Athinë. Zoti Caka po qe kosovar i vertetë jep dorëheqjen… Ne emigrantet ne Greqi nuk e meritojme kete sherbim te kesaj natyre…Rinovimini pasaportes si nje kerkim thesari. O Zot cfare behet keshtu dhe pse mbritem ne kete gjendje. Skandalet në këtë dreq ambasadë nuk kanë të sosur në një temperature ekstreme politike dhe atmosferike. Sot paradite me qindra shqiptarë të ardhur nga mbarë Greqia janë grumbulluar pranë ambasadës për të marrë pasaportat, pa ruajtuar aspak distancën, madje pa maska dhe doreza.

Ambasada ka vendosur të bëjë sot pushim dhe ka shtyrë afatin e pasaportave për shkak se ka ndryshuar personelin e saj, por nuk i ka lajmëruar më herët shqiptarët për këtë fakt. Kësisoj në mungesë të një njoftimi nga ambasada shqiptarët janë mbledhur pranë saj, duke shtypur njëri tjetrin e duke u ngjitur në dyert e saj. E kemi theksuar edhe herët e tjera se kjo ambasadë është një “bombë me sahat” për emigrantët tanë, pasi vetëm 30% e godinës shërbehet, pa asnjë tualet edhe një çesme uji, edhe pse shqiptarët e paguajnë pasaportën me shtrenjtë se çdo vend tjetër të Evropës.

Emigrantët torturohen ne temperaturat e larta pa patur një sherbim për të marrë ujë të pijshëm në oborr, pa patur një tualet etj. Janë kushtet minimale që duhet të ketë kjo dreq ambasade që deri më sot u ka marrë nga xhepa emigrantëve për keto sherbime skandaloze 140 milionë euro. Kurrë mos u ngopshi… Nepotizmi dhe paaftësia e personelit sollën në këtë gjëndje të mjerueshme këtë ambasadë ku sot ish-pastruese është në detyrën e kryekonsullores që e çuan afatin e aplikimit dhe te marrjes se pasaportës nga 1.5 muaj që ishte në shtatë muaj. Zoti ministër në se kini cipë dinjitet apo burrëri jepni dorëheqjen pasi dipllomacia nuk është lojë fëmijësh…! Një imazh i kasaj natyre nuk i sherben vendit tone ashtu si edhe një shërbim te tillë nuk e meritojnë shqiptarët.

[ngg src=”galleries” ids=”230″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit