Pamje të frikshme/ Merr flakë pallati i vipave (Foto)

Pamje të frikshme/ Merr flakë pallati i…

Një zjarr në Milano shkatërroi një ndërtesë 18-katëshe në periferinë jugore të qytetit. Nga kati i fundit në bodrum, 60 metra ndërtesë u përfshi në flakë. Në të jetonin të paktën 70 familje, por fatmirësisht nuk është raportuar për asnjë viktimë.

Midis banorëve është edhe fituesi i Sanremo Mahmood. Ndërhyrja e dhjetëra zjarrfikësve dhe automjeteve të ambulancës, qe e menjëhershme, përveç policisë që ka kufizuar të gjithë zonën, bashkë me helikopterin në fluturim.

Zjarrfikësit shkuan deri në katin e 8 të ndërtesës, por nuk mundën të ngjiten më lart. Ende nuk dihet asgjë për shkakun e këtij zjarri, që bëri hi një pallat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit