Një aeroplan pasagjerësh Airbus A320 i Pakistan International Airlines, me mbi 100 persona në bord, u përplas sot në një zonë të banuar në kryeqytetin Karaçi.
Dëshmitarët thanë se avioni i nisur nga Lahore kishte bërë tri tentativa të pasuksesshme për t’u ulur.
Jinnah International Airport para se të binte në zonën Model Colony në një përpjekje të katërt.
Tymi mbushi qiellin mbi lagjen e varfër e me popullsi të dendur Model Colony, dy milje larg aeroportit. Mbeturina në flakë janë përhapur nëpër zonë, ndërsa spitalet po përgatiten për një fluks viktimash, teksa ushtria pakistaneze po kërkon me ngut për të mbijetuar.
Burime nga Autoriteti i Aviacionit Civil thanë se kapiteni kishte raportuar defekte teknike para se avioni të zhdukej nga radari. Ata shtuan se komunikimi me avionin u ndërpre një minutë para uljes së planifikuar.
Rënia e avionit vjen vetëm katër ditë pas rinisjes së fluturimeve komerciale. Pakistani ka rekorde të ulëta sigurie në aviacionin civil e ushtarak, me rrëzime të shpeshta aeroplanësh dhe helikopterësh gjatë viteve.
PIA, nga një linjat ajrore lider në botë deri në vitet ’70 tani vuan nga rënia e reputacionit për shkak të anulimeve të shpeshta, vonesat dhe problemet financiare. Ajo është përfshirë në shumë polemika gjatë viteve, përfshirë edhe burgosjen e një piloti të dehur të saj në Britani, më 2013.