Pamje të rënda! Momenti kur 17 vjeçari ekzekuton dy motrat binjake 18 vjeçare, i urdhëron të ngrënë flokët lart dhe i qëllon për vdekje

Pamje të rënda! Momenti kur 17 vjeçari…

Një adoleshent është arrestuar në veri të Brazilit si i dyshuar se ka qëlluar për vdekje dy motra binjake dhe ka transmetuar ekzekutimin banditesk në rrjetet sociale.

Dy viktimat 18-vjeçare, të identifikuara si Amália Alves e Amanda Alves, u gjetën të vdekura  në anë të një rruge pranë kompleksit rezidencial në Pacajus, Ceará, në fundjavë, disa orë pasi ishin vrarë.

Në pamjet video të publikuara në rrjet dy vajzat fatkeqe që kishin secila një fëmijë, shiheshin të ulura në gjunjë në rrugë pranë njëra-tjetrës.

Vrasësi i sëmurë i urdhëronte ato të mbanin lart flokët, teksa më pas 17 vjeçari Mateus Abreu, qëlloi me armë ato prapa koke.

Autoritetet nuk kanë dhënë motive për aktin çnjerëzor, por e përditshmja Jornal de Brasília shkruante se motrat ishin vrarë në lidhje me incidente mes trafikantëve të vegjël lokalë.

Abreu më pas qëllon edhe dy herë të tjera ndaj vajzave, rri në këmbë sipër tyre dhe qëllon edhe dy herë të tjera.

Fqinjët kishin njoftuar policinë pasi kishin zbuluar trupat e viktimave. Amanda Alves la pas një vajzë tre-vjeçare, ndërsa Amália Alves ishte nënë e një djali gjashtë muajsh.

Abreu u arrestua nga policia e Ceará mëngjesin pas vrasjeve. E përditshmja Diario do Noreste raportonte se i dyshuari kishte arrestime të mëparshme për zotërim armësh, vjedhje e lëndime trupore.

Amanda Alves, nga Ceará, Brazil. Motra e saj 18-vjecare, Amália Alves, gjithashtu e ekzekutuar. Amanda Alves la pas një vajzë tre-vjecare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit