Pamje të rënda nga aksidenti në Levan-Vlorë, momenti kur tentohet të nxirren jashtë trupat nga makina e shkatërruar plotësisht

Pamje të rënda nga aksidenti në Levan-Vlorë,…

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Vlorë-Levan në afëris të fshatit Panaja. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Faxnews, një automjet ka përfunduar plotësisht i shkatërruar jashtë rruge.

Burime bëjnë me dije se automjeti i shkatërruar që shihni në videon e mëposhtme, ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga si pasojë e një goditjeje që ka marrë nga mbrapa nga një automjet me shpejtësi shumë të lartë. Të dy automjetet kanë përfunduar jashtë rruge por dëmtimet më të mëdha i ka marrë automjeti ku ndodheshin dhe 2 fëmijë që shihni në videon e mëposhtme.

Në vendngjarje shihen banorë të zonës, efektivë policor të cilët shkojnë te makina, dhe fillojnë punën për nxjerrjen e trupave që ndodhen në të.

Bëhet me dije se në automjet ndodheshin edhe dy fëmijë, njëri prej të cilëve është nxjerrë nga banorët e zonës dhe është dërguar për në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë për jetën.

Vijon puna për nxjerrjen e personave të tjerë që ndodhen në automjet, ndërkohë që dyshohet se në aksident ka persona që kanë humbur jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit