Pamje të rënda nga aksidenti në Milot/ Vajza e gra të bëra “copash”, pas përplasjes së mjeteve

Pamje të rënda nga aksidenti në Milot/…

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Milot-Rrëshen ku disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga pamjet e mbërritura pranë redaksisë së Gazeta Atdheu shikohet se përplasja ka qenë tepër e fortë dhe ka patur disa të lënduar, mes të cilëve edhe disa vajza dhe gra. Fotot e kësaj ngjarjeje të rëndë janë tepër të forta dhe duhet të na japin të gjithëve një mësim të mirë se shpejtësia vret. Së fundmi mësohet se njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Policia Kurbin/Informacion paraprak. Rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, automjeti tip ‘Renault’ është përplasur me mjetin tip ‘Ford’, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit