Një video me pamje të rënda ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku tregohet momenti kur një automjet i kalon sipër trupit të një personi të shtrirë në cep të trotuarit.
Aksidenti i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës, më 26 tetor, rreth orës 20:36, pranë qendrës së qytetit të Lushnjës.
Sipas informacioneve të dhëna nga qytetarja që ka dërguar videon, burri i aksidentuar ka humbur të dyja këmbët për shkak të përplasjes nga makina.
Në pamje dallohet qartë momenti tronditës kur automjeti kalon mbi trupin e tij dhe më pas përplaset me tre pemë në trotuar.