Pamje të rënda/ Punëtorit të ndërtimit i ngulet shufra e çelikut në bark

Pamje të rënda/ Punëtorit të ndërtimit i…

Pamje shqetësuese ato të publikuara në mediat ndërkombëtare lidhur me një aksident në Kinë.

Një punëtor ndërtimi ka shpëtuar nga vdekja, pasi një shufër çeliku e gjatë 90 cm iu ngul në ijë dhe i përshkoi tërë barkun. Ai ra nga një platformë 10 metra e lartë nga një kantier ndërtimi në provincën lindore të Kinës, Jiangsu.

Ai i mbijetoi mrekullisht aksidentit të tmerrshëm, pasi mjekët kryen një operacion tre orësh për të hequr shufrën e gjatë.

Aksidenti ndodhi në muajin mars në qytetin e Nantong, por u publikua këtë javë pasi pacienti u kthye në spital ditën e hënë për të falenderuar kirurgët që i shpëtuan jetën.

Zhu po punonte në një kantier ndërtimi më 27 mars, kur aksidentalisht ra nga lartësia, sipas Spitalit të Dytë të Nantong-ut.

Mjekët thanë se pacienti ishte në një gjendje të rrezikshme për jetën, sepse shufra i shkaktoi gjakderdhje të rëndë dhe mund të kishte dëmtuar organet e tij.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit