Pamje të tjera! Egli del nga lokali para se të dhunohej barbarisht nga Denisi

Pamje të tjera! Egli del nga lokali…

Pamje të reja janë publikuar pas vrasjes së 42-vjeçarit Eglantin Proga nga 29-vjeçari Denis Meçe, nipi i ish-drejtorit socialist Valter Gora.

Në pamjet e mëposhtme, babai i dy fëmijëve shihet teksa largohet, në gjendje të mirë shëndetësore, nga lokali i tij në qendër të Pogradecit.

Pas këtij momenti ai është takuar me 29-vjeçarin Meçe, i cili e ka dhunuar barbarisht për motive ende të paqarta.

Egli ka përfunduar në mes të rrugës me plagë të rënda në kokë dhe në bark dhe të parët që i kanë dhënë ndihmë kanë qenë kalimtarët e rastit.

Edhe pse spitali është pak metra larg vendit ku Egli po jepte frymën e fundit, ambulanca ka vonuar mbi 30 minuta dhe 42-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Skandaloz është fakti se në fillim policia e Pogradecit me në krye Elton Halilin u përpoq ta raportonte ngjarjen si diçka të zakonshme, një burrë që rrëzohet i dehur dhe vdes.

Por JOQ ALBANIA falë raportimeve të qytetarëve të Pogradecit hodhi dritë mbi këtë ngjarje të rëndë dhe zbythi policinë nga varianti i saj i parë.

Me zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit tani mbetet vetëm vënia para përgjegjësisë e Elton Halilit, shefit që fshehu ngjarjen ku ishte i përfshirë një prej të fortëve të Pogradecit që me rryshfet e ndere mbyll sytë e policisë para krimit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit