Pamje tragjike/ Dështoi furnizimi me oksigjen, vdesin të gjithë pacientët me Covid në terapinë intesive

Pamje tragjike/ Dështoi furnizimi me oksigjen, vdesin…

Të gjithë pacientët me koronavirus në një njësi të kujdesit intensiv në Egjipt thuhet se vdiqën pasi furnizimi me oksigjen në repart dështoi. Niveli i oksigjenit kishte rënë nën 2% në repartin në Spitalin Qendror El Husseineya në provincën Ash Sharqia, raportojnë mediat e huaja.

Një nga të afërmit e pacientit regjistroi pamjet tronditëse të pasojave në spitalin në Veri-Lindje të vendit. “Të gjithë kanë vdêkur”, dëgjohet duke thënë në arabisht pas kamerës. “Të gjithë në repartin e terapisë intesive kanë vdêkur. Vetëm infermierët u larguan. Askush nuk u largua. Të gjithë në repartin e Terapisë Intesive kanë vdêkur”, shprehet më tej ai.

Videoja tregon një numër njerëzish, që qendrojnë të palëvizur në shtretërit e tyre, ndërsa infermierët shkojnë për ti parë nëse janë në jetë. Personi që ka realizuar videon ka pasur të shtruar hallën e tij, e cila po ashtu ka humbur jetën.

Raportet në rrjetet sociale pretendojnë se njeriu që filmoi skenën është arrestuar për regjistrimin e asaj që ka ndodhur. Një fotografi e një infermiere, e cila është e pranishme në dhomë, shihet e ulur në një cep të dyshemesë, e shokuar nga ajo që ka ndodhur.

Ky është incidenti i dytë i tillë në Egjipt, pasi e njëjta gjë u ndodhi dhe pacientëve në Spitalin e Përgjithshëm Zefta në provincën Gharbia. Shumë persona kanë akuzuar qeverinë për korrupsion dhe neglizhencë pasi drejtori i Spitalit Qendror El Husseineya pretendoi se çfarë ndodhi ishte normale.

 

burimi: faxweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit