Pamje tronditëse/ Turqia po përballet me një situatë e pazakontë prej zjarreve

Pamje tronditëse/ Turqia po përballet me një…

Truqia prej dy ditësh po përballet me një situatë të pazakontë ku zjarret duket se po shkrumbojnë gjithçka.

Më shumë se 4000 zjarrfikës të mbështetur nga helikopterët dhe avionët po përpiqen të ngushtojnë frontet e zjarrit po pa rezultatet.

Deri më tani janë regjistruar katër të vdekur dhe më shumë se 180 të shtruar në spital.

Dhjetëra shtëpi, ara dhe stalla në shumë fshatra janë shkrumbuar.

Zjarri i parë shpërtheu të mërkurën në një pyll të Manavgat , në provincën e Antalisë (Antalia), para se të përhapej.

Të ballafaquar me zgjerimin e fronteve të zjarrta, autoritetet vazhduan të zbraznin dhjetëra fshatra .

Pamjet që përshkruajnë banorët në panik dhe që vrapojnë për të shpëtuar në rrugët e ndezura nga flakët janë transmetuar nga rrjetet televizive turke.

Ndërkohë deri më tani mësohet se është janë vënë në kontroll 42 vatra zjarri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit