PAMJET | 18 Miliard Lekë tenderi i Bashkisë Tiranë për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar

PAMJET | 18 Miliard Lekë tenderi i…

Bashkia e Tiranës ka hapur garën ndërkombëtare për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, për të cilin është publikuar edhe tenderi për fazën e parë të projektit. Procedura e prokurimit publik me objekt: “Godina e Teatrit Tiranë – Faza e I-rë”, prek vlerën e 18 Miliard Lekëve.



Teatri i ri do te ketë një sipërfaqe prej 8000 metrash katrorë mbi tokë dhe 5000 metër katrorë nëntokë në 3 nivele. 30 Milionë Euro është kostoja e ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar.


Në maj të vitit 2020 kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin për Teatrin e ri Kombëtar. Ai do të ndërtohet në vendin ku ka qenë edhe Teatri i vjetër dhe ai Eksperimental të cilët u shembën.

“Bow Tie” ose e thënë ndryshe “fjongoja” do të jetë forma që do të ketë Teatri i Ri. 18 Miliard Lekë do të jetë vlera që do të paguhet nga Bashkia Tiranë për ndërtuesin e objektit. Pamjet e Teatrit të ri të rikonceptuar nga Bashkia Tiranë, i gjeni në TVA News.



Ditën e sotme Erion Veliaj njoftoi hapjen e garës ndërkombëtare. Ai u shpreh se do të ndërtonte një Teatër për “jabanxhinjtë dhe bëri thirrje të shmangeshin “patetizmat për nostalgjirat pavend”.

“Le të mos bëhemi patetikë për nostalgjira pa vend, se po të ishin të tillë, nuk do e lejonin që, këtu ku jemi sot, të rrotullohej ruleta e Bingos së teatrit. Po të ishte që na dhimbsej, nuk do kishim lejuar kurrë bingon”, u shpreh ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit