Pamjet/ Burrat rrahin postierin në mes të rrugës, largohen menjëherë me motor

Pamjet/ Burrat rrahin postierin në mes të…

Dy motoçiklistë janë filmuar duke sulmuar brutalisht një postier në rrugët e frekuentuara të Brooklyn, dhe pamjet janë publikuar nga policia e Nju Yorkut.

Postieri 57-vjeçar i postës USPS po ecte në rrugën Greenpoint, duke shtyrë karrocën e tij, kur dyshja u përpoq t’i bllokonte rrugën duke shkaktuar një debat, tha policia.

Postieri vazhdoi të ecte, por motoçiklisti iu afrua dhe filloi ta godiste, thanë policët. Nga pamjet e filmuara duket që postieri ngre grushtin për t’u mbrojtur ndërsa dy të dyshuarit fillojnë ta grushtojnë dhe shqelmojnë.

Dy kalimtarë të rastit u futën për të ndaluar sulmin. Postieri shkoi në spital, me disa plagë në fytyrë, por edhe me kocka të thyera. Për ngjarjen, akoma nuk ka të arrestuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit