PAMJET/ Jep dorëheqjen mjeku, i tha vajzës: Bëj seks me mua se bëhesh imune ndaj virusit

PAMJET/ Jep dorëheqjen mjeku, i tha vajzës:…

Një mjek italian është futur në kurth nga mediat, pasi u kërkonte pacienteve të tij të bënin seks me të me pretendimin se i shëronte nga sëmundjet apo i bënte imune ndaj Covid.

Gjinekologu u premtove vajzave dhe grave që shkonin për t’u kuruar tek ai se do i shëronte me penetrimin e tij magjik. Dr. Giovanni Miniello, 60 vjeç, i njohur ndryshe me etiketimin ‘Dr. Flauti Magjik’ u kap gjysmë i zhveshur në një dhomë hoteli teksa ofrohej të shëronte një grua dhe më pas dha dorëheqjen nga posti i tij publik.

Ai u bë objektiv i një hetimi nga mediat, teksa i tha një aktoreje që shtirej si paciente se kishte papillomavirus njerëzor (HPV), një virus seksualisht i transmetueshëm që mund të shkaktojë kancer, por nëse bënte seks me të, ai mund t’i jepte imunitet. “Kam shpëtuar shumë gra nga kanceri. Të gjitha ato me të cilat kam pasur kontakt ishin negative më pas”,-dëgjohet t’i thotë asaj.

Akuza të shumta nga vajzat që kishin shkuar për shërim tek ai, u ishin drejtuar mediave, me pretendimet se ishte munduar t’i kapte gjoksin, apo të kryente seks me to.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit